Ishte pranë kalimit te kuqezinjtë, Vanda zbulon prapaskenat: Doja që Ikardi të shkonte te Milani

Oct 28, 2019 | 14:42
SHPËRNDAJE

Mauro Ikardi është duke fituar gjithmonë e më shumë zemrat e tifozëve të PSG-së, me golat e realizuara. Ndërkohë bashkëshortja e sulmuesit argjentinas, Vanda Nara, ka zbuluar ditën e djeshme një paraskenë “bombastike”.

Vanda

Agjentja e Ikardit konfirmoi se ka ekzituar një mundësi për transferimin e Ikardit te Milani gjatë merkatos së Verës. E pranishme në emisionin “Tika Taka”, Vanda u shpreh:

ikardi vanda nara

“Ishte një mundësi për të shkuar te Milani. Për mua dhe familjen, sigurisht që ishte një zgjedhje më e mirë, duke mbetur në Milano, por një ekip si PSG-ja ishte vendimi më i mirë për të në karrierë. Të shkoja në Francë, ishte zgjidhja më e vështirë për mua. Unë sapo mbërrita këtu nga Parisi. Nesër në mëngjes, do të kthehem sërish atje. Fëmijët e mi janë në Parais. Por kjo zgjedhje ishte më e mira për karrierën e Mauros”, u shpreh Vanda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura