Ishte një nga viktimat e Xhenoas, familjarët i japin lamtumirën e fundit Admirit: Jemi krenar se…

Aug 21, 2018 | 11:11
SHPËRNDAJE

SENAD NIKSHIQI/ Pak ditë më parë në tragjedinë e Genoas, si pasojë e shembjes ë urës Morandi humbën jetën dhe dy shqiptarë.

Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në Itali, familja e Admir Bokrinës, ka zgjedhur që familjarin e tyre ta nderojnë dhe në vendlindje.

de246b77-0a24-4340-9798-4b73e24ddfc1

Admir Bokrinës, i është dhënë sot lamtumira e fundit nga familjar dhe miq në Shkodër.

Mësuesi i babait te Admirit Ruzhdi Poda mes lotësh shprehet se familja duhet të jene krenar sepse djali i tyre humbi jetën duke shkuar në pune dhe jo duke u marrë me drogë.

7f1197d4-1edd-4c1b-b099-1520357770cc

Muhamet Çeka, i cili ka punuar me viktimën dhe babain e tij në Itali thotë se 32-vjeçari ishte një djalë shumë i mirë dhe shume punëtor ndaj ndjen keqardhje të madhe.

Miq të afërm, familjare dhe të njohur bashkë me bashkëfshatarët e persona të tjerë i japin lamtumiren Admir Bokrinës duke shprehur edhe ngushëllimet e tyre.

PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura