Aktorja e njohur Naya Rivera është konsideruar e vdekur pasi u zhduk në liqen.
33-vjeçarja mori një varkë më qira pasditen e së mërkurës dhe doli të bënte xhiro së bashku me djalin 4-vjeçar në Liqenin Piru në veri-perëndim të Los Angeles.
Ajo u fut për tu larë në liqen por nuk doli më nga aty. Ndërsa djali i aktores u gjet duke fjetur gjumë në varkë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e saj.
4-vjeçari u gjet nga një anije tjetër rreth tre orë pasi aktorja kishte marrë me qira varkën.
Djali u tha hetuesve se ai dhe nëna e tij ishin duke notuar por Rivera nuk u kthye më kurrë në varkë.
Liqeni aktualisht është mbyllur dhe në operacionin e kërkimit janë angazhuar ekipet e zhytjeve nga i gjithë rajoni.
“Ne mendojmë se ka ndodhur ndonjë incident dhe ajo është mbytur në liqen. Mendojmë se është një aksident tragjik,”– tha oficieri Chris Dyer.
Të martën, Rivera postoi një foto në Twitter me djalin e saj ku shkroi: “Vetëm ne të dy.”
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al