Ishte nisur me kallashnikov me vete në drejtim të…policia tregon si e ndaloi të miturin. Qytetarët ngritën alarmin

Jan 15, 2022 | 9:36
SHPËRNDAJE

Policia e Kukësit vuri në pranga një 17-vjeçar i cili u kap duke lëvizur në drejtim të Shishtavecit, me kallashnikov me vete.

arma kkes

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P.

Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë”, tha policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura