Ishte nisur me “Benz” drejt Tiranës, 19-vjeçarit i prishin planet. Policia i vë prangat, i riu kishte siguruar deri në 6 mijë euro pasi…

Mar 31, 2023 | 11:54
SHPËRNDAJE

Një djalë i ri përfundoi në prangat e policisë së Pogradecit, pasi u zbulua teksa transportonte në drejtim të Tiranës, me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, 6 shtetas të huaj, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

policia-20

“Nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar shtetasin M. H., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë”, bëhet me dije në njoftimin e bluve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tarifa”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap duke transportuar 6 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 19-vjeçari.

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, i cili dyshohet se monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 19-vjeçarin, në rast se kishte punonjës policie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tarifa”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

M. H., 19 vjeç, banues në Kavajë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi N. Ç., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Shtetasi M. H. është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, 6 shtetas të huaj, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar shtetasin M. H., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura