Ishte nisur drejt portit të Durrësit, policia italiane sekuestron kamionin me mbeturina

Mar 27, 2020 | 17:37
SHPËRNDAJE

Policia italiane në Bari ka sekuestruar një rimorkio të ngarkuar me mbeturina, të përbëra kryesisht nga pajisje shtëpiake të përdorura, ndërsa raportuan për ndjekje penale edhe një menaxher.

Ditët e fundit, si pjesë e kontrollit të mallrave të eksportit, një ngarkesë e makinave larëse të përdorura dhe furrat që po transportoheshin nga një kamion me targa bullgare, është kontrolluar nga autoritetet doganore në portin e Barit, ndërsa lënda po kalonte tranzit drejt portit të Durrësit në Shqipëri.

Mediat lokale italiane shkruajnë se sasia prej 18 tonësh, ishte e përbërë nga rreth treqind furra dhe makina larëse të përdorura.

Ngarkesa është inspektuar me kujdes, duke vërejtur metodat e transportit të këtyre lloje mallrash dhe mungesën e dokumentacionit të kërkuar që vërteton efikasitetin e tyre, duke rezultuar dërgesë e paligjshme të mbeturinave dhe e dënueshme në legjislacionin për mjedisin.

Aktiviteti i kontrollit çoi në sekuestrimin e mallrave në fjalë dhe rimorkion e përdorur. Autoritetet gjithashtu kanë ngritur ankesë ndaj përfaqësuesit ligjor të kompanisë eksportuese.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura