Ishte në makinën e Prokurorit që iu bë atentat, kush është i “forti” i Sukthit me shumë emra dhe me precedentë penalë

Nov 1, 2019 | 18:05
SHPËRNDAJE

Një nga tre personat e plagosur në makinën ku u qëllua me armë zjarri prokurori Arjan Ndoji, është edhe Landi Muharremi.

muharremi-dhe-ndoja

I konsideruar si i “forti” i Sukthit, ai njihet me shumë emra, midis të cilëve edhe Aleksandër Laho apo Pëllumb Muharremi. Ai njihet ndryshe edhe me nofkën “Rumi”.

Muharremi është person me precedentë penalë, ndërsa është akuzuar edhe për rrahjen e biznesmenit libanez, Faad Mitri.

Dhuna ndaj biznesmenit u regjistrua më 10 shtator 2016, nga disa personat në një nga kryqëzimet në afërsi të Rinasit.

Ai po udhëtonte me familjen me makinë, çka dhunën e panë edhe familjarët. Shkak ishte bërë një pronësie në Gjirin e Lalëzit.

Pas dhunës, ai la përfundimisht Shqipërinë. Muharremi që mbeti i plagosur nga atentati, ndodhet në spitalin Rajonal të Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura