Ishte në kërkim për plagosje të rëndë me dashje/ Prangoset 22-vjeçari, pas konfliktit të çastit goditi me…

Nov 24, 2020 | 9:43
SHPËRNDAJE

Një 22-vjeçar me inicialet E.M është ndaluar nga Policia e Durrësit pasi akuzohej për plagosje të rëndë me dashje. Ky shtetas, më datë 01.10.2020, në Krujë, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta shtetasit A. B. dhe F. B.

poNdërkaq janë prangosur në flagrancë 4 shtetas dhe një tjetër është proceduar penalisht për disa vepra penale.

Njoftimi i Plotë

Ndalohet një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 01.10.2020, në Krujë, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta shtetasit A. B. dhe F. B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura