Ishte miqësore, por maqedonasit fyejnë shqiptarët

Nov 15, 2011 | 17:25
SHPËRNDAJE
Nga nje ndeshje e kombetares shqiptare

Edhe pse ishte një miqësore ndeshja e sotme mes përfaqësueses së Maqedonisë dhe Shqipërisë e mbyllur me rezultatin 0:0, tifozët maqedonas në shkallët e stadiumit të Prilepit, nuk i kanë kursyer fyerjet kundrejt popullit shqiptar.

Sipas asaj që raportojnë mediat maqedonase, ndër thirrjet e shumta të tifozëve vendas ishin ‘Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë’, ‘Dhoma gazi për shqiptarët’, ‘Lufta për çlirim’, etj. Sipas tyre, pas ndeshjes futbollistët shqiptarë janë shprehur të zhgënjyer me pritjen aspak të mirë që u kanë bërë tifozët maqedonas.

Ndeshja nuk ka patur shumë histori, ku të dyja ekipet kanë zhvilluar një lojë të barabartë me shumë pak raste për shënim. Vlen për tu përmendur një gol i anulluar me të drejtës për përfaqësuesen maqedonase në fraksionin e parë të lojës, dhe një një rast i kapitenit Lorik Cana në minutën e 70-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura