Ishte me pushime në Dhërmi, por nisi të ndihej keq. Burri nga Tirana humb jetën rrugës për…

Jul 20, 2018 | 15:31
SHPËRNDAJE

Një burrë i cili kishte shkuar me pushime në Dhërmi, ka gjetur vdekjen një ditë më parë, pas shqetësimeve shëndetësore që ka shfaqur.

Dhermi
Dhermi

Lajmi bëhet i ditur nga blutë e qytetit rajonal, të cilët thonë se burri ishte nisur me urgjencë drejt Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka pësuar atak kardiak që i ka marrë edhe jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 19.07.2018, në Dhërmi, shtetasi D.H., vjeç 59, banues në Durrës, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është nisur për në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për hetime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura