“Ishte me ambasadoren e SHBA dhe shefin e CIA-s”, Izet Haxhia tregon takimin e vetëm me Klosin: Më tha…

Mar 12, 2018 | 11:52
SHPËRNDAJE

Ish-truproja personal i Sali Berishës, Izet Haxhia, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama”, nga Turqia, teksa eshte ne pritje te ekstradimit, tregon per takimin sipas tij te pare dhe te vetem me ish kreun e SHISH-it, Fatos Klosin.

izet-haxhia-vs-fatos-klosi

Sipas Haxhise, ai eshte perballur vetem nje here me Klosin dhe kete e kujton fare mire.

Marisa-Lino

“Me Fatos Klosin nuk jam takuar asnjëherë në jetën time. Veçse jam ndeshur ballë për ballë kur po dilja nga një restorant në dalje të Fushë-Arrësit, në qershor 1998, kur po kthehesha nga Tropoja në Tiranë. Klosi ka qenë i shoqëruar nga Mariza Lino, ambasadorja e USA në Tiranë dhe disa persona të tjerë, në mes tyre, siç e mësova më vonë, edhe shefi i atëhershëm i CIA-s, George Tenet. Në këtë përballje më ka përshëndetur me emër ambasadorja amerikane, Mariza Lino, dhe Fatos Klosi, pak i shtanguar, më pyeti nëse mund të hynin dhe të drekonin në restorantin nga ku dola unë. I sqarova se nuk është restoranti im duke qeshur, i habitur nga kjo pyetje pa kuptim që më bëri Klosi dhe u largova. Ky ka qenë momenti i parë dhe i fundit që jam përballur me Fatos Klosin”- thote Haxhia.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura