Ishte lidhur me punonjësen, shkarkohet drejtori ekzekutiv

Nov 4, 2019 | 21:04
SHPËRNDAJE

McDonald’s ka shkarkuar shefin ekzekutiv të saj Steve Easterbrook pasi ai pati një lidhje me një punonjëse.

Gjigandi amerikan i ushqimit të shpejtë tha se marrëdhënia ishte konsensuale, por Easterbrook kishte “shkelur politikën e kompanisë” dhe kishte treguar “gjykim të dobët”.

_109514359_gettyimages-1154919731

Biznesmeni britanik, i cili fitoi gati 16 milion dollarë vitin e kaluar, do të marrë pagë pwr 26 javë.

Në një email për stafin, Easterbrook pranoi marrëdhënien dhe tha se ishte një gabim.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha që unë të eci përpara,” tha ai.

Easterbrook, 52 vjeç, i cili është i divorcuar, për herë të parë ka punuar për McDonald’s në 1993 si menaxher në Londër. Ai u largua në vitin 2011 dhe u bë shef ekzekutiv i Pizza Express dhe më pas i kompanisë ushqimore aziatike Wagamama.

Në vitin 2013 u kthye sërish në McDonald’s  dhe u bë drejtuesi i saj për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën veriore. Në vitin 2015 u emërua shef ekzekutiv i McDonald’s.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura