Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në lumin Vjosë një 65-vjeçar! Detajet nga policia

Sep 25, 2022 | 16:36
SHPËRNDAJE

Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur pasditen e sotme në shtratin e lumit Vjosë në Përmet.

lumivjose
Foto ilustruese

Sipas policisë, 65-vjeçari është identifikuar me iniciale N.K. Bashkëshortja e tij ka njoftuar sot policinë se 65-vjeçari është larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa,  është gjetur pa shenja  jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.

Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura