Ishte kthyer në makth për qytetarët/ Arrestohet grabitësi 18-vjeçar, policia zbulon listën e vjedhjeve

Nov 24, 2020 | 13:00
SHPËRNDAJE

Një 18-vjeçar nga Saranda ka përfunduar në prangat e Policisë pasi ishte në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Blutë kanë dokumentuar disa vjedhje të ndodhura në Ksamil të Sarandës që lidhen me grabitje makinash, parash, produktesh nga bizneset, apo telefonë celularë.

arrest

Ndërkaq u ndalua edhe një shtetas me incialet XH.B., 17 vjeç, i shpallur në kërkim pasi në datën 19 nëntor të këtij viti i vodhi një shumë parash dhe aparatin celular një shtetasi.

Njoftimi i plotë i Policisë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

  1. P., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

  • Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;
  • Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;
  • Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;
  • Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;
  • Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;
  • Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;
  • Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;
  • Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;
  • Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Xh. B., 17 vjeç, pasi në datën 19.11.2020 i ka vjedhur një shumë parash dhe aparatin celular një shtetasi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura