“Ishte kënaqësi!”/ Noizy sqaron të vërtetën e largimit nga muzika

Aug 4, 2022 | 20:43
SHPËRNDAJE

“Koncerti i madh “Alpha Show” që ka paralajmëruar Noizy, mund të shënojë fundin e karrierës së tij muzikore.” Këto dyshimet u ngritën pikërisht një deklaratë e mikut të tij të ngushtë, aktorit Blerim Destani.

Blerim Destani ishte i pranishëm në pre-partyn që Noizy realizoi me miqtë dhe kolegët e tij para koncertit të madh të hip-hopit që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza.” Por aktori zbuloi ndoshta një detaj ende të paditur nga publiku: Ky mund të jetë ky koncerti i lamtumirës nga reperi Noizy.

“Ai tenton apo mendon së shpejti ta mbaroj karrierën dhe do doja që mos të ndodhte kjo. Është një njeri shumë i lartë. Shqipëria me 2 milion banorë, të jesh aq i suksesshëm sikur është Noizy meriton një mburrje për të gjithë ne dhe shpresojmë mos të ndalojë kurrë.” – tha Blerim Destani gjatë një interviste disa ditë më parë.

Megjithatë Noizy ka vendosur të sqarojë gjithçka në lidhje me këto thashetheme, ku theksoi se “nuk beson se do ta lërë ndonjëherë muzikën” , nëse jo në koncerte do të bëjë muzikë për artistët e rinj.

“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë.  Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, tha Noizy për “Pushime On Top.”

Gjithashtu Noizy zbuloi se po punon për një album të ri që do të publikohet pas koncertiti “Alpha Show.”

“Unë po përgatis një album tjetër. Albumi “Alpha” do dali 3 ditë para koncertit. Ndërkohë sapo të mbarojë koncerti do jem në 3 shtete në dy javë.”, është shprehur Noizy.

Reperi theksoi se ende nuk e ka vendosur emrin e albumit të ri për të cilin do të punojë sapo të mbarojë koncerti, por ama e ka të qartë se çfarë emri do t’i vendosi albumit të fundit të karrierës së tij.

“Albumi i fundit do të quhet “Ishte kënaqësi”, shtoi Noizy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura