Ishte infektuar më koronavirus, ndërron jetë në moshën 39-vjeçare Dj i njohur grek. La pas dy vajza, më e vogla vetëm 40 ditëshe

Nov 21, 2020 | 20:36
SHPËRNDAJE

Lajmi për vdekjen e Dj Decibel, i cili vdiq në moshën vetëm 39 vjeçare, ndërsa po trajtohej për një koronavirus, ka shkaktuar trishtim në botën e artit.

dj decibel

Mediat greke raportojnë se Dj Decibel nuk kishte sëmundje themelore, por ka ndërruar jetë pas komplikacioneve që i shkaktoi COVID duke lënë pas  dy vajzat e tij, ndërsa më e vogla ishte vetëm 40 ditëshe.

Sipas informacionit të deritanishëm, DJ ishte i shtruar në ICU të spitalit Gennimata. Ai ishte i martuar dhe baba i dy vajzave të vogla.

Ka shumë postime në rrjetet sociale për 39-vjeçarin fatkeq dhe mesazhe mbështetjeje për familjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura