Ishte ëndrra e shumë meshkujve, martohet një nga gratë më të bukura në botë

Dec 13, 2017 | 14:44
SHPËRNDAJE

Modelja me famë botërore Kate Upton, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me lojtarin e bejsbollit Justin Verlander në fund të muajit nëntor në një ceremoni madhështore dhe të kuruar deri në detaje.

Dasma e tyre është zhvilluar në Toskana të Italisë, ku Kate është dukur përrallore me vellon e bardhë.

25-vjeçarja ndërroi dy fustane gjatë ceremonisë dhe dukej me të vërtetë mahnitëse.

Ajo dhe i dashuri 35-vjeçar kishin disa kohë që ishin në një lidhje të deklaruar edhe publikisht. Kujtojmë këtu se ajo disa herë me radhë është cilësuar si një nga femrat më të bukura në botë dhe ‘’e zgjedhura’’ e shumë meshkujve në botë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura