“Ishte e shkëlqyer”- Sharon Stone zgjedh aktorin që e ka puthur më mirë dhe ai është legjenda e Hollywood

Sep 24, 2020 | 10:38
SHPËRNDAJE

Sharon Stone ka puthur shumë meshkuj gjatë karrierës së saj të gjatë si aktore.

Por kush prej tyre i ka dhënë puthjen më të mirë?

Në një intervistë Sharon Stone është shprehur se puthja e saj me aktorin Robert De Niro në dramën “Casiono” të vitit 1995 ishte “mjaft e shkëlqyer”.

“Epo, Robert De Niro, e them me siguri më dha puthjen më të mirë. Bob ishte shumë larg puthësit  më të mirë”– tha 62-vjeçarja e ftuar në “Watch What Happens Live”.

Në film, Stone luajti rolin e Ginger McKenna që puthet me shefin e bashkëshortit të saj, Sam “Ace” Rothstein, që luhej nga De Niro.

Ajo fitoi nominim në Oskar në kategorinë “aktorja më e mire” rolin e saj.

Sharon Stone tha se Robert De Niro ishte aktori që ajo “admironte më shumë” dhe se kishte pritur me padurim momentin kur mund luante në të njëjtin film me të.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura