“Ishte e rrallë…”, sot lamtumira e fundit për ish-deputeten e PD-së

Feb 28, 2018 | 15:40
SHPËRNDAJE

Homazhet për nder të mjekes se njohur, Rushen Golemit, ish deputete e Partise Demokratike do te zhvillohen sot ne ambjentet e Salles se Mbledhjeve Plenare te Kuvendit.

Sipas deputetit demokrat Tritan Shehu homazhet do te zhvillohen nga ora 11:30-15:00. Vendi, per kedo qe ka interes ndodhet perballe godines se te perndjekurve politike.

Doktore Rushen Golemi, e cila ka qenë dhe deputete e Partisë Demokratike e zgjedhur në vitin 1992, u nda nga jeta dje.

Në një postim në Facebook, deputet demokrat Tritan Shehu ka dhënë lajmin e hidhur, dhe shkruan se  ky është një lajm shumë i hidhur.

“Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim. Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria” shkruan ndër të tjera deputeti Shehu.

Golemi

Postim i plotë

Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.

Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.

Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.

Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria.

Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.

I pa harruar do te jete kujtimi i saj.

Po ashtu për ndarjen nga jeta të ish-deputetes, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Sot kur Tirana dhe vendi zbardhej nga bora, u nda nga jeta Rushen Golemi, një zonjë e bardhë, një kirurge e shquar, një luftëtare e lirisë dhe demokracisë, deputete e Partisë Demokratike, ikonë e qytetarisë dhe simbol i shërbimit dhe dhembshurisë njerëzore. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët e Dr. Rushenit. Vepra e saj në shërbim të njerëzve të këtij vendi është e përjetshme si vetë mirënjohja e njerëzve për të. U prehtë në paqen e Zotit!”, ka qenë ky reagim i Bashës.

Rushen GOLEMI ( KAZANXHI)

Eshte lindur ne Durrës me 16 Korrik, 1935. Ne vitin 1957 përfundon shkelqyeshem studimet ne degen Mjekesi në Tiranë. Me kerkesën e saj i jepet specialiteti i kirurgjise dhe fillon punen si kirurge ne spitalin Civil te Tiranes ne 1957. Eshte e para femer e diplomuar qe merr specialitetin e kirurgut.

– Ne 1959 punon afro nje vit si kirurge ne Peshkopi.

– Nga viti 1963 e deri ne fund, ka punuar edhe si Pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise ne lenden e Kirurgjise se Pergjitheshme. Gjtate gjithe kohes eshte marre me specializimin e mjekeve kirurge si dhe me kualifikimin e tyre si nga ana teorike, ashtu dhe praktike.

– Pjesemarrese ne të gjitha sesionet shkencore te organizuara ne spitalin kirurgjikal.

– Ne vitin 1959 angazhohet dhe aplikon gjeresisht narkozen endotrakeale me frymëmarrje te drejtuar.

– Bashkeautore e tekstit të ” KIRURGJISE SË PERGJITHESHME”

– Autore e Iibrit :”DESMURGIA”

– Ne vitin 1974 merr nën drejtim Kirurgjine e Pergjithshme pasi ky specialitet ndahet nga ai i Kirugjise Kardio-Vaskulare.

– Fillon ekzaminimet radiologjike me kontrast te sistemit kardio-vaskular duke dhene me pas, ndihmesen e saj ne operacionet e zemres dhe te eneve te gjakut nen drejtimin dhe bashkepunimin e Prof. P.Gaçen.

– Nismetare e mjekimit modern të djegjeve e plastikave te ndryshme.

– Thellohet ne mjekimin e semundjeve endokrine dhe mjekimin kirurgjikal te tyre veçanerisht te gjendres tiroide.

– Gjate viteve 1964-1974 sherben si konsulente per çeshtjet kirugjikale prang Institutit Pediatrik ne Tirane. Gjate gjithe aktivitetit te saj si mjeke ka demostruar teknike te larte dhe krijuese jo vetem ne vendin ku punonte, por edhe ne rrethe te tjera te vendit.

– Ne 1991 zgjidhet deputete e Partise Demokratike ne të parin Parlament Pluralist (pas diktatures komuniste) duke vazhduar te kontribuoje si deputete edhe ne legjislaturen pasuese.

– Angazhohet ne komisionin e “Politikes se Jashtme”; Lirive e të Drejtave të Njeriut”; anetare e Delegacionit prane Keshillit te Evropës.

– Mban titullin “DOKTOR”

– Njeh gjuhet e huaja: Rusisht, Frengjisht; Italisht Per punën e saj 40-vjeçare eshte nderuar me:

– Medaljen: ” NË SHERBIM TE POPULLIT ne 1981

– Urdherin e Punes te Klasit te Pare ne 1990

– Urdherin : “MJESHTËR I MADH ” ne 2006 Per aktivitetin e saj teknik dhe ate politik pas demokratizimit te vendit e hapjes se Shqiperise, ka marre edhe vleresime nderkombetare nga te cilat mund te veçojmë: Instituti Amerikan i Biografive e inkludon ne 1994, ne enciklopediiie : “WHO IS WHO” Qendra Nderkombetare e Biografive Cambridge / Angli e dekoron ne 1998 me: “Medaljen e Njerezve te Shquar te shek. XX

Ishte e martuar dhe ka tre femijë: Dy vajza dhe nje djale.

doktoresha 4 doktoresha 3 doktoresha 2 doktoresha 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura