“Ishte e pështirë, trupi im filloj të dridhej”- Aktorja rrëfen si Harvey Weinstein e përdhunoi brutalisht: Hyri në dhomën time me forcë dhe …

Jan 24, 2020 | 11:12
SHPËRNDAJE

Aktorja Annabella Sciorra ka dëshmuar në gjyqin e kundër Harvey Weinstein se producenti e përdhunoi atë në shtëpinë e saj 25 vjet më parë.

Sciorra, e njohur për rolin e saj në The Sopranos, pretendoi se Weinstein u fut me dhunë në apartamentin e saj dhe e përdhunoi.

“Po përpiqesha ta largoja, e godita, e qëllova,”– tha ajo para gjykatës në New York.

67-vjeçari mohon të gjitha akuzat, të cilat përfshijnë përdhunimin dhe sulmet seksuale.

Nëse dënohet, ai mund ta kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave.

KUJDES: Kjo histori përmban detaje që disa lexues mund t’i konsiderojnë shqetësuese.

Incidenti për të cilin Sciorra pretendon, ndodhi shumë kohë më parë për t’u ndjekur sipas ligjit të New York.

Por prokurorët synojnë të përdorin dëshminë e saj për të mbështetur argumentin e tyre se i akuzuari është një “grabitqar” seksual.

Për ta bërë këtë, ata duhet të dëshmojnë se Weinstein kreu një vepër të rëndë seksuale kundër të paktën dy personave.

Weinstein akuzohet për përdhunimin e një gruaje, Jessica Mann, në një dhomë hoteli në New York në 2013 dhe kryerjen e një akti seksual me forcë ndaj një tjetër gruaje, Mimi Haleyi, në 2006.

Sipas dëshmisë së saj, Sciorra pretendoi se darkoi me Weinstein në dimrin e viteve 1993-94.

Më pas, mongoli i Hollywood ofroi që ta çonte aktoren përsëri në banesën e saj në Manhattan.

Menjëherë pasi u fut brenda në shtëpi, aktorja dëgjoi një trokitje në derën e saj.

Kur hapi derën pa producentin i cili nuk ishte larguar.

Sipas saj, ai e çoi në një dhomë gjumi ku e detyroi të shtrihej në një shtrat dhe e sulmoi seksualisht.

Sciorra dëshmoi të enjten se Weinstein i injoroi përpjekjet e saj për ta ndalur atë .

“Ai hipi sipër meje dhe më përdhunoi,”- tha ajo. “Kreu marrëdhënie seksuale me mua dhe po përpiqesha ta luftoja atë, por nuk mundesha sepse më kishte zënë duart.”

Më pas, sipas saj producenti kreu me forcë seks oral, duke i thënë asaj: “Kjo është për ty.”

“Ishte aq e pështirë sa trupi im filloi të dridhej në një mënyrë të pazakontë,”– tha ajo. “Dukej si epilepsi apo diçka e tillë.”

Sciorra tha se ajo u përball me Weinstein në darkë një javë më vonë dhe përgjigja e tij ishte: “Kjo mbetet midis nesh.”

“Ishte kërcënuese dhe kisha frikë,”- dëshmoi aktorja.

Gjithashtu ajo tregoi se Weinstein vazhdoi ta ngacmonte,

Në Festivalin e Filmit në Kanë në 1997, Sciorra tha se kur hapi derën e dhomës së saj të hotelit gjeti brenda Weinstein duke qëndruar para saj, duke mbajtur një shishe vaj për fëmijë dhe një kasetë filmi.

Ajo vrapoi brenda dhomës së saj dhe Weinstein përfundimisht u largua.

“Unë u frikësova shumë,”- tha ajo.

E pyetur nga prokurori Joan Illuzzi pse nuk e telefonoi policinë, Sciorra tha që ishte “e hutuar”.

“Ai ishte dikush që e njihja,”– tha aktorja. “Ndjeva në atë kohë që dhunimi ishte diçka që ndodhi në një rrugicë të pasme në një vend të errët.”

Sciorra tha se sulmi e la të traumatizuar. Ajo dëshmoi filloi të pijë dhe të presë veten, duke e derdhur gjakun e saj në një mur.

Weinstein është akuzuar për sjellje seksuale nga më shumë se 80 gra, akuza të cilat ndihmuan për të udhëhequr fushatën #MeToo kundër sjelljeve seksuale.

Por pak nga ankesat çuan në kallëzime penale. Në fillim të këtij muaji, prokurorët e Los Anxheles akuzuan Weinstein për përdhunim dhe sulm seksual të dy grave të tjera.

Gjyqi në New York pritet të përfundojë në fillim të marsit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura