Ishte e paparashikuar/ Dj PM reagon në rrjetet sociale pas eleminimit të Dj Dagz, ja deklarata e tij

Jan 19, 2022 | 10:18
SHPËRNDAJE

Gjatë spektaklit të së martës, si rrallë herë më parë në shtëpinë e “BBV” pati dy eleminime, ku njëri prej tyre ishte Dj Dagz i cili hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh. Eleminimi i dytë ishte një surprizë dhe befasi për banorët VIP.

Pas largimit nga shtëpia, ka reaguar menjëherë shoku i tij, Dj PM në rrjetet sociale duke e përgëzuar Arbrin për rrugëtimin e tij.

“Krenar për ty vëlla, tani është koha. #itsPMandDAGZ. Të dua deri në vdekje bashkë”- ka shkruajtur Pajtimi mbi foton e postuar ku shfaqet i përqafuar me Arbrin.

Rikujtojmë që dy djemtë e nisën rrugëtimin bashkë por kur u eliminuan, produksioni hapi sërish televotimin dhe publiku vendosi që Dj Dagz të rikthehej brenda në shtëpinë e famshme.

Ai gjithashtu nisi një romancë me moderatoren, Einxhel Shkira, e cila nuk e përjetoi aspak mirë largimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura