Ishte duke punuar/ Presa e zetorit i pret të dyja këmbët 27-vjeçarit, në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës

Apr 6, 2021 | 15:53
SHPËRNDAJE

Një 27-vjeçar është palgosur rëndë në Korçë teksa ishte duke punuar. Korrespondentja e “Panoramës” raporton se presa e zetorit i preu të riut të dyja këmbët duke i shkaktuar hemorragji.

Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku paraqitet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në fshatin Porodinë të Korçës, ku i riu po punonte arën me një mjet tip Zetor.

I riu me iniciale A. M. dyshohet se është plagosur nga freza e mjetit. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura