Ishte duke pritur djalin të dilte nga shkolla, masakrohet me thikë në mes të rrugës 37-vjeçarja shqiptare

May 25, 2022 | 18:06
SHPËRNDAJE

Mediat italiane raportojnë se një grua 37-vjeçare me origjinë shqiptare është masakruar me thikë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

bruna mucha

Viktima është shtetasja Bruna Muca Halla, e cila është gjetur e gjakosur nga fqinjët në provincën e Raguzës në Itali.

37-vjeçarja është sulmuar më thikë teksa ndodhej para shkollës Rosario në pritje të përfundimit të mësimit të djalit të saj 10-vjeçar.

f1f4a200-b960-4cd7-b0a4-b5a354cda9fc

Sipas informacioneve paraprake ajo është sulmuar me thikë nga një burrë teksa po qëndronte në mes të rrugës.

Pavarësisht ndihmës së dhënë prej fqinjëve dhe transportit të menjëhershëm në spital, 37-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e autorit, i cili dyshohet se mund të jetë bashkëshorti i saj.

bruna muca

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura