“Ishte dashuri me shikim të parë”- Genta Ismajli drejt martesës me biznesmenin turk: Dëshira ime më e madhe është të …

Feb 11, 2020 | 12:20
SHPËRNDAJE

Jeta sentimentale e Genta Ismajlit po komentohet shumë në media. Kjo për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk Usta.

Dhe në një intervistë për Prive, Genta ka rrëfyer sesi u njoh me të dashurin e saj.

Ajo u shpreh se janë takuar në një restorant turk dhe ishte dashuri me shikim të parë.

“Jemi njohur në një restorant. U pamë në sy dhe më duket se ka qenë dashuri me shikim të parë. Thonë se nuk ekzistoj por po ekzistoka,”- tha këngëtarja.

Media kosovare raporton se çifti po shkon drejt martesës pasi biznesmeni i propozoi Gentës në urën e Bosforit.

Ndërsa këngëtarja shprehu dëshirën e madhe për tu bërë nënë së shpejti.

 “Definitivisht po, është një po e madhe po mendoj të bëhem nënë. Është një ndër dëshirat e mia më të mëdha,”– tha ajo.

          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura