“Ishte bukur ta shikoje kaq afër”, çifti gjen pitonin gjigant në pemën e Krishtlindjeve, por nuk e trembin derisa …

Dec 13, 2019 | 20:21
SHPËRNDAJE

Një çift ka gjetur në pemën e krishtlindjeve një piton të gjatë rreth tre metra, por zgjodhën që të mos e largojnë atë.

piton

Leanne Chapman pasi u kthye në shtëpi me partnerin e saj zbuloi një piton gjigant në pemën e vendosur në verandë.

Fillimisht gruaja u frikësua kur pa gjarprin, ndërsa partneri i saj po qëndronte i mbështetur në pemë duke parë zogjtë, pa vënë re zvarranikun.

Kur ktheu kokën prapa kuptoi se nuk po mbështetej në pemën e Krishtlindjes, por tek gjarpri.

Çifti e la pitonin në pemë dhe gjatë natës zvarraniku u largua vetë.

“Nuk e shqetësuam. Qëndroi aty për disa orë të mira, ndërsa ne po e shikonim përmes dritares,”- tha ajo.

Vetëm kur u largua nga pema çifti kuptoi sesa i madh ishte në fakt gjarpri.

“Në të vërtetë ishte shumë bukur ta shikoja kaq afër sepse nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë,”– shtoi Chapman.

dhurate

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura