“Ishte breshëri, gratë vunë kujën” – xhaxhai i të plagosurit tregon momentin e atentatit: Autori qëlloi nga brenda makinës, nipi im …

Jan 18, 2020 | 20:39
SHPËRNDAJE

Një prej dëshmitarëve të ngjarjes, xhaxhai i Ronald Çepajt (që mbeti i plagosur në atentatin e sotëm në Vlorë) ka rrëfyer atë që ka parë në vendngjarje.

pjimage

“Ishte breshëri. Gratë vunë kujën, u alarmuan.  Rolandin e kam njeriun tim, e kam nip. Niku që ishte objektiv kishte ca ditë që kishte dalë nga burgu. Autori qëlloi nga brenda makinës. Nipi im, Ronaldi nuk ka pasur probleme”, tha xhaxhai i Ronald Çepajt, për News24.

Ronald Çepaj dhe Nikollaq Çepaj ishin duke pirë kafe në një lokal në lagjen “Bashkimi” në Vlorës, kur aty ka hyrë një person i maskuar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Objektiv mësohet se ka qenë Nikollaq Çepaj, i cili kishte 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Ai ishte arrestuar dy vite më parë, pasi në lagjen “Pavarësia” në Vlorë kishte plagosur brenda ambjenteve të një lokali shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura