“Ishte betejë mes jetës dhe vdekjes”- Presidenti vlerëson Forcën e Sigurisë së Kosovës: Jeni shpëtimtarë

Dec 4, 2019 | 11:22
SHPËRNDAJE

Meta-shqiponja-konferencaKreu i Shtetit, Ilir Meta gjatë ceremonisë së vlerësimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i ka falënderuar për ndihmën që i dhanë Shqipërisë për tërmetin e 26 nëntorit.

Meta tha se Forca e Sigurisë së Kosovës u paraqit në vijën e parë të betejës “mes jetës dhe vdekjes”. Kreu i shtetit tha se trupat ushtarake të Kosovës meritojnë emrin “shpëtimtarë”.

“Nuk ka emër më të mirë dhe vlerësim më të mirë se shpëtimtarë për të gjithë ju, do të donim ta kishim festuar 28 nëntorin me gjithë madhështinë që ka kjo ditë e bekuar, që ia kemi borxh Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, ta festonim së bashku në Vlorë, Tiranë, Prishtinë e Prizren, por ja që nuk ishte e thënë.

Por edhe ky 28 nëntor që sapo lamë na gjeti të përbashkuar si asnjëherë tjetër në historinë tonë, të gjithë shqiptarët kudo ku ishim e jemi për tu përballur me pasojat katastrofike të tërmetit. Në këtë betejë të vërtetë tashmë me një bilanc të rëndë lufte, Shqipëria nuk mbeti e vetme, vendet mike dhe partnerë na u gjendën pranë, por Kosova ishte e para që u ndodh atje menjëherë në luftën për të shpëtuar jetën e cdo shqiptari, ekipet tuaja ishin atje në radhë të parë njerëzisht, vëllazërisht e shqiptarisht duke rrezikuar jetën.

Populli shqiptar përjetë mirënjohje forcave të sigurisë së Kosovës, ekipit mjekësor, policor, njësisë së komunikimit dhe cdo ekipi që ishte atje e tregoi gatishmëri të jashtëzakonshme”, theksoi Meta./ PANORAMA.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura