VIDEO/ Ishte ankoruar 100 metra larg bregut, fundoset jahti luksoz në Dhërmi! Ja kujt i përkiste mjeti luksoz

Jun 27, 2022 | 19:48
SHPËRNDAJE

Një jaht është fundosur pasditen e sotme në bregdetin e Dhërmiut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30.

Mësohet se mjeti luksoz ishte ankoruar rreth 100 metra larg bregut.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Sipas News24, mjeti lundrues është rreth 15 m i gjatë dhe mban emrin “BAE” me flamur Panamez, në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, banues ne Tiranë.

Në Jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit, në një nga tapat kryesore të tij.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.

Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura