ISHP: Pse u rritën rastet e të prekurve me koronavirus në Tiranë dhe Shkodër

Apr 5, 2020 | 12:27
SHPËRNDAJE

Rritja e rasteve të prekur me koronavirus në Tiranë dhe në Shkodër ka si shkak mos respektimin e rregullave të distancimit sociale.

Koronavirusi-665x650

Deklarata bëhet nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, e cila u bëri apel qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet.

“Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura