“Ishit ju që na detyruat të merrnim malet”/ Mustafa Korça tregon arratisjen: Ja përballja me djalin e Enver Hoxhës dhe Sigurimin në Malmo

Mar 31, 2021 | 13:00
SHPËRNDAJE

Mustafa Korca-1NGA UVIL ZAJMI

VIJON NGA NUMRI I KALUAR

Mustafa Korça ishte djalosh kur vendosi të arratisej nga Shqipëria. I zhgënjyer nga pamundësia për të vijuar studimet për pikturë, ai shfrytëzoi një natë shërbimi kur ishte ushtar për të kaluar kufirin. Nga ish-Jugosllavia shkoi në Itali, prej andej në Belgjikë, Suedi e SHBA.

Në një rrëfim për “Panorama.al”, Mustafa Korça tregon arratinë e tij dhe disa episode gjatë qëndrimit në Suedi, si përballjen me Sigurimin e Shtetit, dëshirën për të takuar sportistët e “Partizanit” apo artistët e Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore.

Ku shkuat pas Jugosllavisë?

Bashkë me dy shqiptarët dolëm në Itali. Në autostradë na merr një italian e na orienton për në Trieste, në kuesturë. Ata na dërgojnë në Patriciano, 10 km jashtë qytetit. Na vendosën në një kamp, na dhanë dokumente që ishim emigrantë. Na pyesnin si u arratisëm nga një vend komunist dhe për këtë të mbronin. Ku do të shkosh, Çfarë feje ke? Jam ateist, i përgjigjem oficerit që e ngatërronte fjalën ateist me komunist. “Mustafa, ti je mysliman”, më thotë. Dilja me autobus, më duhet të prisja nga 6 muaj deri në një vit të merrja azilin politik. Duke ndenjur dy muaj aty, takohem me një kosovar, Vokshi nga Gjakova. Fliste mirë anglisht, e njihte zonën. Vendosa ta lë Italinë dhe me tren nisemi bashkë për në Bruksel. Kontrollet ishin formale.

Muc Resnje

Pse nuk qëndruat në Bruksel?

Në Bruksel ishte një lagje shqiptare, “Skarbec”, një kafe me kosovarë, që pasi u informuan për ne, na nisën një “Mercedez” taksi, që na mori e na Çoi te familja Islamaj. Shumë të nderuar, zogistë të vjetër, njerëz humanë me shpirt të madh, që kujdeseshin dhe ndihmonin emigrantët shqiptarë. Rreth një javë në familjen e tyre kam qëndruar. Më shoqëruan te zyrat e emigracionit, më regjistruan, më dhanë një apartament për të fjetur. Familja Islamaj më ka lutur të mos ikja nga Belgjika, rri këtu më thoshin. Me vëllain e madh, Liman Islamaj, jam takuar më 1992 apo ‘93 në Tiranë, me të tjerët jo.

Ku u vendosët pas Belgjikës?

Ana psikologjike po më rëndonte, po endesha rrugëve, pse ika pyesja veten. Në Jugosllavi, në Resnja kisha dëgjuar se vendet skandinave janë të pasura, jetohet mirë, pasi ata në ato shtete kishin njerëzit e tyre. Danimarka, Suedia, më ishin fiksuar. Në Bruksel, në atë kohë qëndrimi, thuajse një muaj, rastësisht njihem me Halil Shalën, një kosovar nga Peja, që më ndihmoi të largohem. Më siguroi një pasaportë jugosllave, me një emër tjetër e që personi më ngjante mua. Me makinën e tij nga Belgjika në Holandë, Danimarkë e në Suedi, në Halmstad. Ishte fillimi i dimrit, bënte ftohtë, dëborë e madhe. Shkuam në polici, u prezantova, ata nuk e dinin se ku ndodhej Shqipëria. Kur më pyetën për emrin, i kam thënë: “MuÇi, Mustafa KorÇa”. Brenda muajit më siguruan strehim. Aty u shkollova dhe pas 5 vitesh mora nënshtetësinë. Kam jetuar e punuar edhe në Stokholm e Goteborg.

Më keni treguar një episod me ekipin e “Partizanit”, që kishte ardhur në Malmo. Arritët t’i takonit?

Malmo, 1981, vjen Partizani. Shkova në stadium me UVIL ZAJMI Vijon nga numri i kaluar dëshirën për të takuar lojtarët, disa i njihja. Për ta nuk ishte e lehtë, e kuptoja. Pashë Panon, ishte i rezervuar. Para lojës, kur skuadrat po bënin nxehmje i bëj me shenjë MuÇ Fagut, që të njoftonte Sul Starovën, i cili erdhi më dha dorën. Në përfundim shkova te autobusi, vetëm Starova erdhi sërish e më takoi. Kishim miqësi nga Tirana. Në autobus, lojtarët hapnin-mbyllnin perdet, me salutonin fshehurazi. I kishin dhënë urdhër të më evitonin mua.

Kartolin Muc 1

Me ta ishte edhe djali i Enver Hoxhës?

Pas lojtarëve, nga stadiumi doli djali i Enver Hoxhës me gruan dhe Skënderi, djali i Mehmet Shehut. Shoqërues me ta ishte Gani Kodra, mik i familjes, i babait. Në ato Çaste e ndjeja që po më ruanin, duke menduar se mund të reagoja, por unë as nuk e kisha në kokë një gjë të tillë. Kur po futeshin në një “Volvo”, Ganiu, që më njihte mirë se isha shok edhe me djalin e tij, m’u afrua e më tha: “Nuk ke turp që ke ardhur këtu”.

Pas një muaji në Goteborg u hap Panairi i Librit. Shkova se doja të takoja shqiptarë, kisha mall. Duke parë panairin, një punonjës Sigurimi i ambasadës, që kishte qenë edhe në stadium, sa më pa, më njohu, i tregon për mua me gisht një kosovari, me të cilin po shoqërohej, dhe sapo u afrua i drejtohet një miku tim, edhe ai kosovar: “Pse shoqërohesh me një reaksionar”, i thotë. Dhe me ton më drejtohet mua: S’ke turp, ke ardhur edhe në panair?. “Ndërsa ti, bashkë me djalin e Enver Hoxhës shëtisni Perëndimin me bileta dhe avionë, ishit ju që na detyruat të merrnim malet”, i përgjigjem.

Po artistët e Ansamblit i takuat?

Në Hamburg 1981 ka qenë. Nga Suedia shkova në një koncert, që zhvillohej në një park lojërash me dorë. Pjesën më të madhe e njihja. Kujtoj Panajot Kanaçin, takova Besim Zekthin, Gëzim Ketën, ndërsa disa të tjerë m’u shmangën. Isha me një vajzë, Nadalena quhej, dhe ata më filmonin. Kur mbaroi shfaqja, hipën në autobus, i mbyllën perdet, i kishin këshilluar të vepronin ashtu. I ndoqa deri te hoteli, por u futën me shpejtësi.

Kur u transferuat në Amerikë?

Më 1985 shkova dy herë në SHBA dhe në herën e tretë vendosa të qëndroja në Nju Jork. Kam punuar në një kompani dekori dhe në “Metropolitan Muzeum”. Shihja punën time, kisha pak miqësi. Nuk kisha dokumente, shkoja e vija në Suedi. Kam mbajtur qëndrim shqiptar kudo ku kam qenë.

Si komunikonit me familjen?

Për shumë kohë nuk kam komunikuar, pa pasur mundësi të kem asnjë informacion Çfarë kishte ndodhur me to. Pas katër vitesh mora përgjigjen e një letre timen, që pas një viti ia kishin dorëzuar. Dërgoja edhe kartolina me vizatime profilin tim, siç i shihni. I kanë ruajtur të gjitha, dokumente, fotografitë e kohës, ato para dhe gjatë arratisjes. Nga Amerika i shkruaja me radhë. Për herë të parë, në Shqipëri u ktheva në vitin 1992. Kisha 14 vite pa i parë njerëzit e mi. Nuk jam i martuar, ndonëse raste kam pasur, një të tillë në Nju Jork, për të cilën jam penduar. Nuk kam abuzuar, kam jetuar mirë, flas disa gjuhë dhe në Stokholm, pas kthimit nga SHBA, më 1993, kam punuar në zyrën e emigracionit.

Si e gjykoni sot arratisjen, jeni penduar?

Janë vite jete të lëna pas. Edhe jam penduar, por kam ikur me dëshirën time dhe kthimi ishte me pasoja. Ata të ambasadës në Stokholm më dërgonin fjalë, ktheHu në Shqipëri, nuk do të kesh pasoja. Por unë i kisha vënë një kusht, nëse më garantonin se do merrja një dënim minimal, të cilin ata ma refuzonin. Nuk i besoja, kështu nuk erdha. Sa herë pyes veten me gjykimin e sotëm, a do të arratisesha? E kam të vështirë t’i përgjigjem, sigurisht “jo”, por edhe “po”, me një diktaturë të tillë të panevojshme, primitive. Kosovarët më kanë dashur, ndihmuar dhe kjo është një e vërtetë e madhe.

VIJON NGA NUMRI I KALUAR

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

“U arratisa se më mohuan…”/ Rrëfimi Mustafa Korçës: Me kallashin në dorë kalova gardhin kufitar! Çfarë ndodhi me familjen në Tiranë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura