“Ishin shumë të nxehtë”- Gjetja e 46 trupave të pajetë brenda kamionit, kreu i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Nuk mendonim se do gjenim…

Jun 28, 2022 | 9:59
SHPËRNDAJE

Detaje të reja nga tragjedia e ndodhur në Teksas, ku të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një lagje të San Antonios.

zjarrf

Kreu i Zjarrfikësve tha se ekipet mbërritën në vendngjarje rreth orës 18:00 me orën lokale (23:00 me orën shqiptare) pasi iu përgjigjën alarmit se në zonë kishte një trup të pajetë por ata nuk mund ta imagjinonin tmerrin që kishte ndodhur.

“Ne nuk erdhëm të hapnim një kamion dhe të gjenim trupash të pajetë. Asnjëri prej nesh nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë,” tha shefi i zjarrfikësve të San Antonios, Charles Hood.

Ai shtoi se automjeti, i cili ishte braktisur nga shoferi, nuk kishte ajër të kondicionuar dhe nuk kishte ujë të pijshëm brenda.

Klima e San Antonios është jashtëzakonisht e nxehtë në muajt e verës, e temperaturat atje kanë arritur në 39.4C të hënën dhe dyshohet se viktimat kanë vdekur nga nxehtësia e madhe dhe dehidratimi.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, tha se dy guatemalanë ishin në mesin e atyre që u dërguan në spital. Kombësia e viktimave të tjera nuk është ende e qartë.

Tre persona po mbahen në paraburgim dhe hetimi është në dorën e agjentëve federalë.

Kreu i zjarrfikësve tha se 16 persona, mes tyre katër fëmijë, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Të mbijetuarit ishin “tejet të nxehtë kur i prekje” thanë autoritetet.

San Antonio, i cili është 250 km nga kufiri SHBA-Meksikë, është një rrugë kryesore tranziti për trafikantët e qenieve njerëzore.

_125669994_gettyimages-1241580839

Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, pasi i marrin nga zona të largëta dhe të kalojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ata kishin familje… dhe me gjasë po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë,” tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg.

“Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore”, vijoi ai.

Ndërsa Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, fajësoi presidentin amerikan Joe Biden për vdekjet, duke i përshkruar ato si “rezultat i politikave të tij vdekjeprurëse të kufirit të hapur”.

BBC

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura