Ishin shpallur në kërkim/ Dy persona bien në prangat e policisë, njëri i dënuar për “vjedhje me dhunë”, ndërsa tjetri…

Feb 27, 2021 | 11:26
SHPËRNDAJE

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 2 vjet burg për vjedhje me dhunë përfundoi sot në prangat e policisë së Kukësit, me qëllim estradimin drejt Maqedonisë së Veriut.

policia

Bëhet fjalë për Z.S, 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni e Veriut.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Shkup, pasi Gjykata e Apelit në Shkup, të Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” ”.

Në pranga ka rënë edhe një shtetas që ishte dënuar për dhunë në familje. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim F.M., 40 vjeç, banues në Kukës”, vijon njoftimi.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë së Veriut një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Kapet dhe një shtetas tjetër i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare  si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas  të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Z.S, 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Shkup, pasi Gjykata e Apelit në Shkup, të Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Po në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim F.M., 40 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 24.02.2021, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura