Ishin për 60 vite bashkë, çifti italian vdesin vetëm 2 orë larg njëri-tjetrit nga koronavirusi. Djali mesazh prekës: A vazhdoni të grindeni atje lart?

Mar 12, 2020 | 11:53
SHPËRNDAJE

Një çift italian, që ishin bashkë për 60 vite, janë ndarë nga jeta vetëm 2 orë larg njëri-tjetrit nga koronavirusi të martën.

Severa Belotti, 82-vjeç dhe bashkëshorti i saj Luigi Carrara 86-vjeç i kaluan ditët e fundit të jetës së tyre të karantinuar në vendlindjen e tyre në Albino, në Bergamo.

Djali i tyre Luca Carrara pretendon se ata ishin izoluar në shtëpinë e tyre pa ndihmë mjekësore me temperaturën 39 gradë celcius.

Në një deklaratë për Corriere della Sera, ai tha se babai i tij u dërgua në spitalin e Bergamo të shtunën ndërsa nëna e tij u shtrua në të njëjtin institucion të dielën.

Njëri vdiq në orën 09:15 ndërsa tjetri në orën 11:00, më pa se dy orë larg nga njëri-tjetri.

Luca shtoi se nuk iu lejua të shihte prindërit para se të vdisnin.

“Ata vdiqën vetëm, kështu funksionon ky virus,”– tha ai. “Të dashurit tuaj kanë mbetur vetëm dhe nuk mund ti thoni lamtumirë, ti përqafoni ata, përpiquni ti thoni një fjalë të mirë edhe një gënjeshtër që ‘do bëheni më mirë’.”

Ndërsa në një mesazh prekës në Facebook shkroi: “Përshëndetje mami dhe babi, ky virus bëri që të largoheshit në të njëjtën ditë. A do vazhdoni të grindeni atje lart? Unë mendoj se po, por gjithçka do përfundojë me një përqafim.”

Luca aktualisht është në karantinë me familjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura