Ishin në kërkim për vjedhje, trafik droge e qeniesh njerëzore, arrestohen dy shqiptarët në kufirin me Greqinë

Aug 14, 2022 | 11:32
SHPËRNDAJE

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.

arrestim

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Follorinë pasi ishte në kërkim nga autoritetet greke për vjedhje në bashkëpunim dhe trafik droge.

Gjithashtu në këtë zonë është ndaluar dhe një 43-vjeçare ndaj së cilës, Prokuroria e Athinës kishte lëshuar një urdhër arresti.

Panorama.al mëson se ajo akuzohet për trafik të qenieve njerëzore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura