“Ishin në ditëlindjen e…”/ Zbardhen detaje të tjera nga aksidenti tragjik ku humbën jetën dy vajza 17 vjeçare. Drejtuesi i mjetit pa patentë

Nov 10, 2019 | 9:37
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera dalin në dritë nga aksidenti tragjik që u regjistrua natën e shkuar ku humbën jetën dy vajza 17 vjeçare dhe u plagosën tre të rinj të tjerë.

1573370750_makinaa

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

“Balkanweb” mëson se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital. Drejtuesi i mjetit me targe AA044 LN, F.Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën shoferi, shtetasja me inicialet L.N., dhe 14-vjeçari me inicialet O. M.,. Bezat bën me dije se drejtuesi, ishte pa patentë, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij. Pak pas aksidentit 18-vjeçari ka dale nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat. ‘BalkanWeb’ mëson se momentalisht i riu ai ndodhet në gjendje shoku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura