“Ishin me uniforma dhe të armatosur”- FNSH-ja e Shkodrës terror nënës dhe dy fëmijëve, i hynë me forcë në banesë! Kryefamiljarja: S’na dhanë asnjë shpjegim

Feb 3, 2023 | 15:12
SHPËRNDAJE

Një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë përjetuar terror pasi forcat e policisë i hynë me forcë në banesë për të ushtruar kontroll mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Dajç të Lezhës, ndërsa kryefamiljarja Kristina Gjinaj ka deklaruar se dëgjoi të bërtiturat e policisë dhe pa fëmijët e saj të shtrirë në tokë të traumatizuar.

Efektivët e FNSH-së së Shkodrës kanë tentuar të hyjnë nga dritaret duke dëmtuar pronën e tyre.

Kristina Gjinaj e ndodhur përpara kësaj situate u ka hapur derën, por efektivët nuk i kanë dhënë shpjegime për veprimet e tyre.

Pas largimit të bluve, ajo ka telefonuar bashkëshortin që ndodhej në Mal të Zi, duke i kërkuar të kthehej në Shqipëri për shkak të frikës që kishin përjetuar.

Kristina Gjinaj tha për mediat se ishte tmerruar sebashku me femijet e saj, të moshës 14 dhe 16 vjeç, “nga disa njerez me uniforma policie dhe te armatosur”.

Policia e Lezhës ka bërë me dije se nuk ka qenë në dijeni të operacionit, duke mos dhënë asnjë shpjegim se përse FNSH-ja e Shkodrës ka shkuar në banesën e familjes Gjinaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura