Ishin me pushime në Shqipëri/ Humbin jetën tre anëtarë të familjes kosovare, dyshohet se u helmuan nga ushqimi

May 8, 2021 | 22:57
SHPËRNDAJE

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti, nga Gjilani, kanë vhumbir jetën. Mediat kosovare shkruajnë se dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim, ndërkohë që ishin me pushime në Shqipëri, por kjo tezë mbetet të konfirmohet nga autoritetet shqiptare.

vdes-1-600x360

Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.

Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime”, ka shkruar Vebi Jerliu.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Haliti si dhe bëri apeli që të zbardhet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në reagimin e Hazirit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura