Ishin marrë për të korrur fushat me oriz/ Grupi xhihadist masakron me thika 43 fermerë dhe plagos rëndë gjashtë të tjerë. Tetë punëtorë dyshohet se…

Nov 29, 2020 | 8:29
SHPËRNDAJE

Grupi xhihadist Boko Haram ka vrarë të paktën 43 punëtorë në një fermë dhe plagosën gjashtë në fushat e orizit.

boko haram sulm

Masakra ka ndodhur pranë qytetit veri-lindor të Nigerisë Maiduguri, ditën e djeshme, raporton “The Guardian”.

Sipas raportimeve të milicisë anti-xhihadiste, dyshohet se xhihadistët i lidhën punëtorët e bujqësisë dhe ua çanë fytin me mjete të ftohta.

“Ne kemi arritur të gjejmë dhe të marrim 43 trupa të vdekur, të gjithë të masakruar, së bashku me gjashtë të tjerë me plagë të rënda,” tha udhëheqësi i milicisë Babakura Kolo, i cili ndihmoi të mbijetuarit.

“Nuk ka dyshim se është dora e Boko Haram që vepron në zonë dhe sulmon shpesh fermerët”, shtoi ai.

Viktimat ishin punëtorë nga shteti Sokoto në Nigerinë veri-perëndimore, afro 1.000 kilometra (600 milje) larg, të cilët kishin udhëtuar në veri-lindje për të gjetur punë, tha një milic tjetër Ibrahim Liman, i cili vërtetoi numrin e të vdekurve.

 “Kishte 60 fermerë të cilët ishin kontraktuar për të korrur fushat me oriz. 43 u therën dhe gjashtë të tjerë u plagosën”, tha Liman.

Tetë të tjerë ishin zhdukur, supozohet se ishin rrëmbyer nga xhihadistët, tha ai.

Trupat u dërguan në fshatin Zabarmari, dy kilometra larg, ku edhe do të varrosen ditën e sotme.

Sulmi është një nga sulmet më të këqija të zhvilluara nga grupet rivale xhihadiste në rajon që nga fillimi i kryengritjes së Boko Haram në 2009.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura