Ishin çifti i parë i lezbikeve në “Hollywood”, Ellen DeGeneres bën dedikimin prekës për Anne Heche

Aug 13, 2022 | 21:40
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e së premtes, bota e aktrimit u trondit nga lajmi i vdekjes së aktores Anne Heche.

Edhe pse thuhet se ajo kishte disa ditë që ishte në koma, Heche u shpall e vdekur më 12 gusht. Pas zbulimit të lajmit, njerëzit filluan të dërgonin mesazhe ngushëllimi për familjen dhe të dashurit e saj.

Një nga personazhet që nuk hezitoi t’i dërgonte një mesazh ishte edhe ish-partnerja e saj, Ellen DeGeneres.

Prezantuesja shkoi në llogarinë e saj në Twitter për t’i dërguar një mesazh të ndjerë lamtumire dhe dashurie për familjen e saj.

Kujtojmë se edhe pse ishin çift, dyshja i dhanë fund lidhjes miqësisht.

“Kjo është një ditë e trishtuar. Unë u dërgoj fëmijëve, familjes dhe miqve të Anne të gjithë dashurinë time,” postoi Ellen në rrjetet sociale.

Dashuria mes Heche dhe DeGeneres filloi në vitin 1997 në një festë të Vanity Fair. Thuhet se ka qenë një lidhje e menjëhershme dashurie.

Fatkeqësisht, tre vjet më vonë ato u ndanë. Kjo krijoi shumë thashetheme, por e vërteta do të dilte përfundimisht. Sipas një deklarate të përbashkët, ndarja ishte miqësore.

Fillimisht u tha se kishte të bënte me faktin se ajo ishte shkarkuar dhe kontrata e filmit me aktorin e humorit ishte ndërprerë. Realiteti ishte ndryshe, pasi arsyeja e ndarjes kishte emër dhe mbiemër.

Ishte Coleman Laffon, me të cilin ajo përfundoi duke u martuar.

Ata patën një djalë së bashku. Gjashtë vjet më vonë, martesa mori fund sepse Heche e tradhtoi me James Tupper. Ajo lindi fëmijën e dytë me aktorin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura