Ishin ankuar se vajza e saj bënte shumë zhurmë, nëna i dërgon fqinjëve një kartolinë që e çoi në gjyq: Brenda saj …

Sep 1, 2020 | 15:25
SHPËRNDAJE

Një nënë beqare, e cila jetonte vetëm me vajzën e saj, përfundoi në gjykatë pas një kartoline që i dërgoi një fqinji, raporton “The Sun”.

Kathryn Woodcock iu desh të merrej me policinë dhe prokurorët për tetë muaj.

Mbi të rëndonin dy akuza për dërgimin e një artikulli me qëllim për të shkaktuar shqetësim.

“Supozohej të ishte një shaka për fqinjët. Mendova se do të mbyllesha brenda,”-tha 34 vjeçarja.

Ajo u kishte dërguar fqinjëve që banonin poshtë saj një kartolinë që kushtonte vetëm 5 paund, e cila shkruante “Zhdukuni” dhe kur hapej vihej re gishti i mesit.

Ajo do të shpërngulej nga aty dhe ishte e lumtur për këtë, pasi ishin ankuar se vajza e saj bënte shumë zhurmë.

Pasi gjykata pa se kjo nuk ishte e dëmshme, e mbylli çështjen dhe tha: “Ne kemi për detyrë t’i mbajmë çështjet nën shqyrtim të vazhdueshëm”.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura