“Ishim pa një plan evakuimi, ne mund të kishim më pak viktima, por…”

Jul 27, 2018 | 21:48
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i një prej komunave në Greqi, ku më shumë se 80 vetë humbën jetën nga zjarri këtë javë, ka pranuar se janë bërë gabime në përgjigjen ndaj krizës, duke thënë për CNN se nuk është dhënë asnjë urdhër evakuimi dhe se shkalla e rrezikshmërisë ndaj zjarrit ishte “nënvlerësuar”.

A_250718gengreecefire1.JPG

Vagelis Bournos, kryebashkiaku i Rafina-Pikermi, tha se megjithëse kushtet atmosferike, duke përfshirë erërat shumë të forta, kishin luajtur një rol të madh në tragjedi, gabimi njerëzor ishte pjesërisht fajtor për vdekjet, duke përmendur mungesën e një paralajmërimi si dhe problemet afatgjata urbane dhe ndikimin në shërbimet publike të viteve të shumta të masave të kursimit.

“Ne mund të kishim më pak viktima me një plan evakuimi të organizuar mirë, por kur zjarri filloi në komunën Penteli nuk kishte asnjë urdhër evakuimi për pjesën lindore (të Atikës) për shkak të drejtimit të erës”, tha Bournos për CNN, duke shtuar:

“Zjarri u nënvlerësua”.

Edhe në Mati, mungesa e planifikimit për fshatin kontribuoi në bllokimin e rrugëve të shpëtimit.

005b587bdb0b0091fc21

Rruga kryesore drejt detit u mbush me makina dhe në shumë rrugë të tjera mund të kalojë vetëm një makinë.

Ndërtesa pa leje në mes të pyjeve dhe pa infrastrukturë

Shumë prej shtëpive të djegura nga zjarret në Greqi ishin të vendosura në pyje ose në gryka të vogla, me strukturën e atyre shtëpive të parafabrikuara dhe nganjëherë të ndërtuara ilegalisht. “Është e qartë se nëse ndërton një shtëpi në një pyll, mund të keni një problem”, tha Dimitris Papaspiropulos, 49 vjeç, i cili jeton pranë Rafinës. Ai tregoi një shtëpi që tha se ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në rrugën e djegur.

“Nëse ata vazhdojnë ndërtimet, do të vazhdojnë të kenë probleme”.

Një tjetër banore tha se “Nuk ka planifikim të rrugëve apo qyteteve, nuk ka rrugët e duhura, shumica e shtëpive janë ndërtuar në vitet ’60, këto shtëpi duhet të ishin shkatërruar dhe ndërtuar përsëri nga zero. I kemi bërë këto kërkesa komunës së Maratonës për vite me radhë, por asnjëherë Kreu i bashkisë në Rafina: nuk kemi marrë përgjigje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura