“Ishe kan ku*vë. Unë pse të deshta e të fala oj budallicë”/ Gruaja e divorcuar krijon lidhje dashurie me 54-vjeçarin, merr kredi 5 mln lekë, por më pas…

Nov 16, 2020 | 21:57
SHPËRNDAJE

Një grua e divorcuar që krijoi një lidhje dashurie me një 54-vjeçar, pretendon se u mashtrua prej tij përderisa ai i kërkoi ndihmë për para, duke e nxitur që ajo të aplikonte për kredi. Por kur çifti u zhvendos nën të njëjtën çati për të bashkëjetuar, partneri tregoi një anë tjetër të zymtë dhe më pas që t’i shmangte kthimin e borxhit nisi ta sulmojë duke i shpërndarë fotografi dhe çaste intime si dhe duke shkruar ngado keq për të.

burriii

Por gruaja me inicialet P. D nga Kukësi insiston në polici se u mashtrua nga shtetasi XH. B nga Tropoja dhe për hatër të dashurisë, por edhe shpresës se po niste një jetë të re, ajo u paraqit në bankë për të marrë kredi. Kur çifti u nda, nënës së një fëmije i mbeti barra e kredisë së papaguar, por më e rënda edhe fotografitë intime që 54-vjeçari i shpërndan në rrjetet sociale.

Sipas kallëzueses në shkresat që gazeta Si posedon mosmarrëveshja mes të dyve është kthyer objekt kërkimesh e shkresash mes policisë së Tiranës dhe asaj të Tropojës, të cilës i kërkohet ta gjejë 54-vjeçarin dhe ta pyesë sa kohë denoncimi është dorëzuar në policinë e kryeqytetit, ndërsa i dyshuari është kthyer në vendlindje.

Gruaja me banim në kryeqytet tregoi në polici sipas burimeve të gazetës Si se e njohu XH. B në Facebook. Ai i kishte thënë asaj se ishte dëbuar nga shteti grek dhe se familjen e kishte atje. Që çifti të kishte mundësi dhe kohë për t’u njohur më mirë, gruaja gjeti një shtëpi me qira për të dashurin që e zhvendosi nga Tropoja në kryeqytet derisa të dy u prezantuan tek familjarët e njëri-tjetrit.

“Në fund të 2019 mora kredi në tre banka të nivelit të dytë në shumën prej 5 milionë lekë të vjetra. E bëra këtë veprim pasi XH. mu ankua se kishte një urdhër dëbimi, se i duheshin para për të paguar avokatin që duhet të ndiqte një proces divorci në shtetin helen”. Gruaja shton në polici se menjëherë sapo i ka tërhequr shumat që i nevojiteshin të dashurit, ajo ia dha atij në mirëbesim absolut pa asnjë dokument.

“Më kishte thënë që do martoheshim bashkë, që sapo të zgjidhej problemi do ishim bashkë, dhe në asnjë moment nuk e dyshova”, shton gruaja. Sipas burimeve të gazetës Si gruaja u zhvendos nga banesa e saj së bashku me fëmijën në shtëpinë me qira, por aty kanë nisur problemet dhe xhelozia e 5-vjeçarit është bërë dominante në lidhje. “Për një çast u ktheva në shtëpinë time sa për të reflektuar, por Xh. më doli në rrugë dhe tha – do nxjerr fotot e tua. Ai e bëri këtë gjë, ia tregoi vëllait përmes rrjeteve sociale si dhe kujtdo që ne njihnim”.

Sipas kallëzimit të saj e bindur që lidhja kishte marrë fund, ajo nisi t’i kërkojë paratë e kredisë që ndërkohë po e paguante. “U mundova t’i fus gjërat në rrugë të qetë, por ishte e pamundur. Veç borxhit që më ka, XH. nuk ndalet dhe po bën gjithçka për të më cenuar në dinjitet dhe personalitet, madje më shkatërroi edhe marrëdhënien me vëllain, i cili pasi ka parë fotografitë e mia nudo ka një muaj që nuk më flet me gojë”, shprehet P. D.

Policia deklaron për gazetën Si se në vazhdën e këtij kallëzimi ka administruar të gjitha komunikimet mes çiftit, që prej fillimeve të njohjes dhe deri në ndarjen e tyre. Në një moment 54-vjeçari e sulmon gruan me akuza duke i vënë në dyshim edhe atësinë e fëmijës së parë që ajo e ka nga martesa e parë. Ai i shkruan “unë pse të deshta e të fala oj budallicë. 100 herë nejta pas teje. Po ca mendojshe ti si kalo ni jet ti me dashnor e me mua aa. Me kë ke ba fëmijë, me cilin oj injorante, cilin pate zgjedh?”

Gruaja i thotë policisë se xhelozia e 54-vjeçarit ishte e papërmbajtshme dhe se gjithë ky ndryshim i ndodhi gjatë javëve që ata jetuan së bashku.

Mes dhjetëra mesazheve, të cilëve gruaja nuk u kthen përgjigje ai e ofendon “ishe kan kurv. Natën femën”. E gjitha kjo dyshohet se ka ndodhur për ta vënë nën presion P. D që mos të kërkonte borxhin që ajo i dha në mirëbesim, pasi aplikoi për kredi.

Policia bën me dije se gruaja e gjendur nën stres të orë pas orshëm ishte izoluar nga të afërmit dhe personat që njihte, pasi dyshonte se ish-partneri u shkruante edhe atyre të njëjtat sharje si asaj. Burimet e policisë bëjnë me dije për gazetën Si se burri do të  referohet në prokurori për mashtrim dhe përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura