“Isha në një moment të trishtueshëm, nuk shtiresha dot”- Pas ribashkimit me familjen Aurela Gaçe jep mesazhin: Ishte fyese çdo kërkesë për …

Mar 31, 2020 | 10:59
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Aurela Gaçe vetëm dy ditë më parë u ribashkua me vajzat e saj pasi u karantinua për 14 ditë pas kthimit nga SHBA.

Por duke se këngëtarja ka ngelur e pakënaqur ndaj kërkesave të disa gazetarëve apo drejtuesish emisionesh që i kërkonin interistë.

Aurela pretendoi se çdo kërkesë për intervistë ishte fyese.

“Dy ditet e para,mora kerkesa nga miq gazetare e … I falenderoj qe me kuptuan por, pastaj ishte fyese cdo kerkese! Me elementarja, pyesim nje here si je, pastaj kerkojme mbushësa programesh?! Kuptohej nga kerkesa se as nuk me ndjekin e as kishin dijeni per asgje nga ato qe shkruaja ketu. Thjeshte, na trego si po ja kalon ????. Nejse. Se kemi halle me te medha se keto,”- u shpreh ajo.

Më pas në një videomesazh iu drejtua fansave duke thënë se në momentet para kthimit në shtëpi ishte në gjendje të trishtuar se nuk mundej të këndonte LIVE në rrjetet sociale dhe të shtirej sikur ishte e lumtur.

Por shtoi se gjendja e saj shpirtërore është më e mirë pas ribashkimit me familjen.

“Jemi njerëz dhe kemi ankthet tona, dhimbjet tona, kemi frikërat tona që nuk na lënë të jemi njerëzit e gëzueshëm që njerëzit presin të jemi. Më kërkonin të dlija LIVE në Instagram të këndoja, por isha në një moment të trishtueshëm dhe e kisha të pamundur që të bëja sikur, nuk shtirem dot. Kam dy ditë që jam bashkuar me vajzat dhe gjendja shpirtërore është shumë herë më mirë,”- përfundoi Aurela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura