“Isha në gjumë”/ Gjykata lë në paraburgim shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci

Jul 27, 2021 | 10:18
SHPËRNDAJE

Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod të Kroacisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e autobusit që u aksidentua të dielën, ngjarje nga e cila mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 40 të tjerë.

Çfarë është vërtetuar deri më tani nga inspektimi?

Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të së dielës mori informatë për një aksident në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod.

Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti ndodhikur 52-vjeçari po drejtonte një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga Perëndimi në Lindje.

Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratë.

Në këtë aksident, 10 persona humbën jetën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë.

Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas gazetave kroate, shoferët e autobusit nga Kosova që po sillte emigrantët nga Frankfurti për në Prishtinë para aksidentit kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore.

Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Shoferi që vdiq nuk ishte në drejtimin e mjetit në momentin e aksidentit.

Shoferi i cili po drejtonte autobusin pranoi në Prokurori se për një moment e kishte zënë gjumi, dhe më pas autobusi kishte dalë nga rruga./GazetaExpress/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura