“Isha në depresion të thellë, nuk po gjeja dritën e shpresës”- Arjola Demiri flet për periudhën e errët të jetës së saj: Mendoja se s’vleja si nënë e grua

Feb 29, 2020 | 10:15
SHPËRNDAJE

Ish-missi Arjola Demiri është në pikën më të lartë të suksesit të saj.

Pasi luajti rol kryesor në filmin “I Love Tropoja”, aktorja u emërua drejtoreshë e Pallatit të Kulturës në vendlindjen e saj.

Ndërkaq luan edhe si aktore humori në Portokalli.

Por jo çdo moment i jetës së saj ka qenë kaq i bukur. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo rrëfeu periudhën më të errët të jetës së saj.

Aktorja tha se ishin disa vite shumë të vështira për të ku ra në depresion të thellë dhe nuk po gjente dritën e shpresës.

Ndërsa tregoi se humbi vetëbesimin tek vetja, duke menduar se nuk vlente si nënë dhe si grua.

“Kam pasur shumë momente kur kam thënë nuk bëj. Mendoja se nuk vleja si nënë, si grua, si shoqe por kjo është pjesë e të kaluarës në fazën kur isha futur në atë depresionin tim të thellë. Ku nuk po gjeja rrugëdalje, atë dritën time të shpresës. Kam përshtypjen se me familjarët e mi, prindërit e mi e kam superuar më së miri. Ata kanë besuar tek unë në atë periudhë më shumë sesa unë besova tek vetja, por flasim për vitin 2003-2015. Kanë qenë vite të vështira psikologjikisht për mua,”– tha ajo.

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura