“Isha katër vjeç”/ Bebe Rexha ndan me ndjekësit në rrjete sociale foto nga fëmijëria e saj! Këngëtarja prezanton edhe…

Sep 16, 2021 | 14:42
SHPËRNDAJE

Bebe Rexha postoi ditën e djeshme një foto të vjetër nga fëmijëria e saj, kur ende nuk kishte emigruar jashtë vendit. Këngëtarja shqiptare këtë herë zgjodhi që të prezantojë edhe gjyshen me të gjithë ndjekësit që ka në rrjete sociale.

bebe rexha (7)

Në foton e publikuar në Instagram, Bebe është vetëm katër vjeç. Ajo shfaqet e veshur me një fustan me lule dhe pozon krah gjyshes në një kopsht të mbjellë me pemë të ndryshme.

Unë me gjyshen time të mrekullueshme në Gostivar, Maqedoni, kur isha katër vjeç”, shkroi artistja krahas postimit.

bebe rexha

Bebe e ka treguar gjithmonë prejardhjen e saj duke publikuar foto e video në rrjete sociale dhe duke folur shqip në intervista të ndryshme, teksa tregonte traditat e vendit tonë.

Mes 25 fakteve për jetën e saj, këngëtarja tregoi gjatë një interviste të dhënë më parë se në shtëpinë e saj në Los Anxhelos ka një kopsht me domate, pasi babai i ka mësuar asaj se si të kultivojë bimë.

bebe rexha (3) bebe rexha (9) bebe rexha (7) bebe rexha (8) bebe rexha (1) bebe rexha (1) bebe rexha (2) bebe rexha (12) bebe rexha (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura