“Isha i sigurt se fitonim te penalltitë”, Daliç kërcënon dhe Brazilin: Asnjëherë mos e nënvlerësoni Kroacinë

Dec 5, 2022 | 23:46
SHPËRNDAJE

Panoramasport.al/ Kroacia fitoi sot me penallti përballë Japonisë duke siguruar çerekfinalet e turneut. Një fitore për të cilën ishte i bindur trajneri Zlatko Daliç, i cili i thuri lëvdata portierit Dominik Livakoviç i cili priti tre gjuajtje nga pika e bardhë.

dalic

“Ne kishim një portier fantastik. Sot ishte i jashtëzakonshëm, ai ia doli që të ndalte penalltitë në mënyrë të qëndrueshme.

Praktikuam penalltitë në stërvitje dje dhe ai bëri shumë pritje. Kur erdhi koha e penalltive sot, isha i sigurt, pasi dje ai na dha këtë lloj besimi dhe isha i sigurt që do të tregonte atë aftësi sot.

Nuk mundëm të ishim dominues, por kemi treguar forcë karakteri. Japonezët mund të na kenë nënvlerësuar, mos e bëni kurrë këtë me Kroacinë. Jemi një komb i vogël, por ne luftojmë për atë që duam”, tha Daliç pas suksesit të përfaqësueses së tij. Kërcënim indirekt edhe për Brazilin me të cilin do të ndeshet më pas ekipi ballkanas.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura