Ish-ushtari i UÇK-së shpërthen në lot kur kujton masakrën e Dubravës dhe vrasjen e një të mituri: Krejt ua fali, atë jo

Jun 25, 2022 | 22:58
SHPËRNDAJE

Ish-ushtari i UÇK-së, Arben Bobani, ka shpërthyer në lot teksa ka kujtuar masakrën që ka ndodhur në Burgun e Dubravës pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, në pranverë të vitit 1999.

ushtari i uck

Bobani ka rikujtuar skenat e tmerrit të përjetuar bashkë me mbi 900 shqiptarë dhe thekson se nëse gjithçka do ta falte në jetë, kurrë nuk do ta falte pushkatimin e një të riu të moshës 15-vjeçe.

“Çfarëdo marrëveshje lë të bëjnë, çfarëdo, unë do ta marrë me rezerva. Ka qenë një i ri, as 16 vjet s’i ka pasë. Ai e kërkonte vëllanë e vet. I thoshim: Fshihu more! Ai doli në lendinë. E goditi në kokë. Skenë që s’e harroj kurrë. Krejt ua fali atë djalë nuk ua fali kurrë”, është shprehur Bobani në Klan Kosova.

Ai rrëfeu gjithashtu se atë ditë të gjithë të burgosurit ishin rreshtuar nga forcat serbe dhe më pas kishin nisur të qëllohej mbi ta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura