Ish-truproja i Mlladiçit: Arkani i rrihte ushtarët, u rruante kokën, i poshtëronte

Nov 30, 2017 | 7:45
SHPËRNDAJE

Zhelko Razhnatoviq i njohur si Arkan kishte poshtëruar ushtarët serbë në Bosnje e Hercegovinë, dhe për këtë veprim gjenerali Ratko Mlladiq kishte kërkuar që ai të dëbohet nga ky vend, ka bërë të ditur Branislav Puhallo, shkruajnë mediat serbe.

trup

Ish-komandanti i njësisë paramilitare Tigrat, derisa kishte marrë pjesë në luftën e Bosnjës, kishte rrahur me shuplaka dhe ua kishte rruar kokën ushtarëve serbë që ishin nën komandën e Ratko Mlladiqit, transmeton Telegrafi.

Këtë pretendim e ka konfirmuar Branisllav Puhallo, ish-truproja i gjeneralit serb Ratko Mlladiq.

“Mlladiq nuk mund të pajtohej me mënyrën e tij të sjelljes. Arkani i rrahte ushtarët e Mlladiqit me shuplaka dhe ua rruante kokën. Pas këtij veprimi Ratko kishte kërkuar nga autoritetet që ta dëbojnë nga Bosnja”, ka shtuar Puhallo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura