Ish-të përndjekurit: Mazhoranca të marrë masa për 25-vjetorin e ndërrimit të sistemeve

Mar 2, 2015 | 12:20
SHPËRNDAJE

Ish-te perndjekurit pas takimit me Presidentin

Tiranë- Një përfaqësi e ish-të përndjekurve janë takuar sot për rreth dy orë me Presidentin Bujar Nishani dhe përfaqësues të tjerë politikë, për të shprehur qëndrimet e tyre lidhur me ligjn për lustracionin.

Në përfundim të takimit, ish-të përndjekurit thanë se kanë gjetur mbështetjen e Nishanit për të hapur dosjet e komunizimit, ndërsa i kanë bërë thirrje mazhorancës qeverisëse që të marrë masa për të kremtuar ashtu siç duhet 25-vjetorin e ndërrimit të sistemit politik.

“…fatkeqesisht përvec Presidentit, qeveria dhe të gjithë pushtetet politike në Shqipëri e harrojnë vitin që ky është 25 vjetori të ndërrimit të sistemit në Shqipëri,… pushtetit politik i rri mendja te vendosja e diktaturës dhe jo ndryshimi i sistemit… Nëse mazhoranca e quan veten Rilindje, le të fillojë me dënimin e krimeve të komunizmit dhe nderimin e atyre shqiptarëve që e bënë këtë ndryshim… I them Edi Ramës se ishte ndërrimi i sistemit që të bëri ty kryeministrër se nuk do ishe kurkushi po të ishte regjimi dikatorial”- tha njëri prej tyre.

Kërkesat drejtuar Presidentit Nishani nga ish-të përndjekurit janë: kremtimi i 25-vjetorit të ndërrimit të sistemit, të nderohen krimet e komunizimit dhe të Enver Hoxhës, Dosjet të hapen me ligj lustracioni dhe të dënohën ata që i kanë bërë këto krime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura